Lajme

Rasti i të miturës nga Drenasi, një muaj paraburgim për avokatin Gazmend Halitaj

Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 01 March 2019

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit G.H. për shkak të veprave penale keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe frikësimi gjatë procedurës penale, shkruan inFokus.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit G.H. i është caktuar masa e paraburgimit prej datës 27 shkurt deri me datë 27 mars.

Gjykata ka konstatuar se lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është përmbushur kriteri nga neni 187 par.1 nënpar.1.2 pika 1.2.2. të KPRK-së, si kusht i veçantë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit G.H, pasi që ka arsye për të besuar dhe ekzistojnë rrethana të posaçme që i pandehuri do të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në të dëmtuarën A.G dhe se masa e paraburgimit është e vetmja masë për të siguruar zhvillimin e pa penguar të procedurës penale.

-Advertisement-

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri G.H. duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar ka keqpërdorur pozitën, autoritetin dhe profesionin e tij si avokat.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera