Fokus

Rasti i të miturës në Drenas, arrest shtëpiak për doktorin

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 09 February 2019

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurit Fehmi Ahmeti për shkak të veprës penale ndërprerja e pa lejuar e shtatzënisë, shkruan inFokus.

Gjykata nëpërmjet një komunikate thotë se ka marrë aktvendim dhe të pandehurit F.A iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej datës 07 shkurt deri më datë 06 mars.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri F.A me dt. 15.01.2019 në kundërshtim me Ligjin 03/L-10 për ndërprerjen e shtatzënisë, në ordinancën e tij private specialisktike-gjinekologjike ka bërë ndërprerjen e shtatzënisë ndaj të dëmtuarës A.G. Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e arrestit shtëpiak është bërë duke pasur parasysh peshën e veprës penale, pasi që i pandehuri po të gjendet në liri, ekziston rreziku se i njëjti do të ndikoj tek dëshmitarët apo të arratiset me qëllim që ti shmanget përgjegjësisë penale”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Gjykata thotë se pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera