Lajme

Rasti i shamisë në Suharekë, kryetari i Komunës tregon se çfarë ka ndërmarrë

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 06 September 2022

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se të hënën e 5 shtatorit i ka kërkuar të gjitha raportet në lidhje me “përjashtimin” nga shkolla të mësueses, Remzije Lezi nga Reshtani i Suharekës.

Të premten ishte raportuar se Këshilli Drejtues i Shkollës e ka përjashtuar nga shkolla mësuesen e matematikës – referuar udhëzimit administrativ që ndalon uniformën fetare.

Por menjëherë ka reaguar Bali Muharremaj, duke thënë se do ta respektojë kushtetutën – atë ditë kryetari i Suharekës ka qenë jashtë vendit dhe ishte zotuar që do të merret të hënën me këtë çështje.

-Advertisement-

“Jam marrë të hënën i kam marrë të gjitha raportet, dhe edhe njëherë po them e zbatoj kushtetutën dhe ligjet fuqi”, ka thënë Muharremaj për Express.

Muharremaj nuk e ka komentuar raportimin e Policisë së Kosovës për kërcënimin e një drejtorit të shkollës shkak i rastit në fjalë.

Neni i 8 i Kushtetutës së Kosovës e definon vendin si shtet laik në shqip dhe sekular në anglisht.

Ndërsa, neni i 38’të e garanton manifestimin e besimit fetar.

Çështja e shamisë në Kosova ka ngjallur shpesh debate. Madje së fundmi ishte organizuar edhe një kampanjë për lejimin e shamisë islame në shkolla nën moshën 18 vjeçare.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mendon se mbulesa islame duhet të lejohet mbi moshën 16 vjeçare.

Por anulimi i udhëzimit administrativ nuk ka ndodhur.

Në debatin për shaminë inkuadrohen edhe temat për historinë, identitetin, kulturën, të drejtat e njeriut, etj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera