Lajme

Rasti i parë me koronavirus në Maqedoni – Foto pas izolimit në klinikën infektive

Autori: Halil Berisha 16:58 | 26 February 2020

Në Maqedoninë e Veriut para pak çastesh është shënuar rasti i parë i infektimit me virusin e njohur si Koronavirus.

Madje, për këtë është thirrur edhe konferencë e jashtëzakonshme e kryeministrit Oliver Spasovski dhe ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe, shkruan gazeta inFokus.

Mësohet se personi në fjalë vet është paraqitur në klinikën infektive në Shkup, bashkë me dy pacientë të tjerë, por që këta të fundit, rezultatet iu dolën negative.

-Advertisement-

E në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” janë ndaluar tashmë të gjitha vizitat dhe po bëhet dezinfektimi.

Gazeta inFokus, ka siguruar edhe fotografi të Klinikës Infektive, e cila tashmë është izoluar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera