Lajme

Rasti i parë me “Flurona” regjistrohet në Izrael, grip e koronavirus në të njëjtën kohë

Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 31 December 2021

Për herë të parë, Izraeli ka raportuar një rast me “Flurona” – një infeksion i ndërlidhur me koronavirusin dhe virusin e gripit sezonal.

Emri është një përzierje e fjalëve “flu” (grip në anglisht) dhe koronavirus.

Infektimi i dyfishtë u regjistrua tek një nënë e re në një spital në qytetin Petah Tikva, disa media izraelite raportuan të enjten.

-Advertisement-

Gjinekologu izraelit, Arnon Vizhnitser tha për të përditshmen Hamodia: “Ajo u diagnostikua me grip dhe koronavirus. Vitin e kaluar nuk kemi pasur raste të gripit tek gratë shtatzëna apo tek ato që lindin.”

Gruaja nuk ka simptoma jashtëzakonisht të forta, megjithëse nuk është vaksinuar, raportojnë mediat izraelite.

Ministria e Shëndetësisë në Izrael është duke e shqyrtuar ende rastin dhe po heton nëse një kombinim i dy viruseve mund të shkaktojë pasoja më të rënda.

Në fillim të dhjetorit, Shoqata Austriake e Prodhuesve të Vaksinave paralajmëroi kundër infeksioneve të dyfishta – veçanërisht tek fëmijët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera