Lajme

Rasti i “ndërrimit të foshnjave”, SHSKUK sqaron situatën

Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 22 September 2022

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka reaguar lidhur me raportimet se dy foshnje janë ndërruar në Klinikën e Gjinekologjisë, njëra e vdekur dhe tjetra gjallë.

SHSKUK thotë se nuk bëhet fjalë për ndërrim të foshnjeve por për “dhënie të paautorizuar të informative nga infermierja dhe ngatërrim të informatës”.

“Në lidhje me foshnjën e vdekur, gjatë kohës së kryerjes së lindjes, pacientja që po kryente lindjen është njoftuar nga gjinekologët për komplikimet shëndetësore dhe se foshnja e saj nuk do të mbijetonte. Deri të ngatërrimi i informatës ka ardhur pasi në të njëjtën kohë ka pasur edhe një lindje tjetër. Infermierja e Klinikës së Neonatologjisë ka dhënë informatë jo të autorizuar duke ngatërruar rastet, keqinfromuar prindërit”.

-Advertisement-

SHSKUK thotë se menaxhmenti i Klinikës së Neoantologjisë ka kërkuar deklaratat me shkrim nga i gjithë stafi kujdestar dhe rasti do të procedohet më tutje, sipas legjislacionit në fuqi.

“Drejtoria e ShSKUK rikujton se në qarkoret informative, të lëshuara së fundmi, ka njoftuar klinikat dhe spitalet, se për dhënie të informatave janë të autorizuar vetëm mjekët, shefat e reparteve apo drejtorët e klinikave që përcjellin gjendjen shëndetësore të pacientëve, por jo infermieret dhe punonjësit e tjerë, që nuk janë marrë direkt me trajtimin e rastit.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera