Lajme

Rasti i Marigona Osmanit diskutohet edhe nga deputetët në Kuvend, kjo është përgjigjja e ministres së drejtësisë

Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 14 July 2022

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyçi ka adresuar një pyetje tek ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu duke e përmendur edhe rastin e vrasjes së 18 vjeçares nga Ferizaj, Marigona Osmanit, shkruan Gazeta Infokus.

Bytyci nga ministrja Haxhiu ka kërkuar konkretisht se çfarë është duke u bërë në parandalimin e dhunës në familje.

“unë jam shumë e shqetësuese me ngritjen e numrit te rasteve të dhunës në familje si dhe rritjen e rasteve te ngacmimeve seksuale dhe dhunimeve që shume shpesh përfundojnë ne vrasje. Sikurse qe ishte edhe rasti i vajzës nga komuna e Ferizajt, rasti i gruas nga Skenderaj e  shume rasteve te tjera, andaj pyetje është se cila është saktësisht puna juaj në këtë drejtim duke mos dashur të ndërhyjë ne sistemin e drejtësisë mirëpo duke tentuar qe te krijojmë një ndihmë në luftimin e kësaj dukurie, a mund te kemi te dhëna te sakta nga gjyqësori se sa raste te tilla janë ne vitin 2022 çka është duke i ndaluar ata qe këta te pandehur te vijnë para drejtësisë si dhe si po iu ndihmoni ju si ministri ne luftimin e kësaj dukurie qe është tejet shqetësuese momentalisht”, tha deputetja e AAK- Albana Bytyci

-Advertisement-

Ndërsa në përgjigjen e saj ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu, ka thënë se deri më tani në vendin tonë janë të raportuara 1 mijë e 109 raste të dhunës në familje.

Ajo shtoi se në këtë aspekt ministria është duke punuar ngushtë me policinë, prokurorinë si dhe gjykatat.

“Vetëm prej janarit e deri me tani rastet e dhunës ne familje qe janë raportuar janë 1109 pra vetëm brenda kësaj periudhe por shqetësimi kryesor i imi lidhet me atë qe konsiderohet që është një numër i vogël i rasteve te cilat po raportohen dhe duke pasur parasysh rëndësinë e raportimit te rasteve te dhunës ne familje po ashtu edhe ndërmarrjen e veprimeve nga institucionet e sigurisë por edhe e drejtësisë për këto raste ministria e drejtësisë është duke bashkëpunuar ngushtë edhe me policinë dhe me prokurorinë dhe me gjykatat ne mënyre qe rastet e tilla te mos neglizhohen pra edhe policia edhe prokuroria sikurse edhe gjykatat ta kryejnë punën siç duhet”, i është përgjigjur ministra deputetes Bytyci./Gazeta Infokus/

Gjithçka çfarë ndodhi në rastin e vrasjes së Marigona Osmanit? Pse po gjykohen Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu?

Nis gjykimi ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera