Rasti i Liridona Ademajt – Ish-eprori i Policisë së Kosovës thotë që ka prova të mjaftueshme se kush mund të jetë kryerësi i veprës penale
Autori: Gazeta inFokus 19:12 | 26 January 2024
Liridona Ademaj-Murseli, 30-vjeçare, është vrarë më 29 nëntor 2023, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Lidhur me këtë rast kanë folur ish-eprori i Policisë së Kosovës, Refki Morina dhe avokati, Shkëlqim Jakupi.
Morina ka potencuar se aktualisht rasti i vrasjes tragjike të Liridona Ademaj është duke u shoshitur në gjykatë dhe se policia e prokuroria kanë fakte e prova të mjaftueshme për të argumentuar që ai është kryesi i veprës.
”Lënda ka shkuar në gjykatë dhe kjo është duke e shoshitë rastin. Faktet, dëshmitë, dëshmitarët edhe i pandehuri por edhe personi që akuzohet deklarohen në gjykatë, por edhe personat e tjerë do të thonë fjalën e tyre. Shumicën e herave kryerësit e veprave penale nuk e pranojnë fajin, mundohen t’i ikin përgjegjësisë penale. Policia e Kosovës dhe prokuroria kanë prova të mjaftueshme dhe fakte që argumentojnë që ai mund të jetë kryerësi i veprës penale”, ka thënë Morina, për RTV Dukagjini.
Ndërsa, avokati Shkëlqim Jakupi ka thënë se procuderalisht prokuroria është brenda afatit dhe sipas tij “prokuroria ka afat deri në dy vite, por mundet edhe një vit shtesë nëse ka arsyetim për zgjatje të afatit”.
”Prokuroria ka afat deri në dy vite, por mundet edhe një vit shtesë të marr nëse ka arsyetim për zgjatje të afatit nga prokuroria. Dhe kemi të bëjmë me një rast që ka peshë tejet të rëndë. Dhe përcaktimi i dënimeve për këto vepra penale siç është vrasje e rëndë, shkon minimumi prej dhjetë vjet deri në burgim të përjetshëm. Prandaj edhe prokuroria ka një kujdes të veçantë në raste të tilla, për të mos lejuar asnjë lëshim të mundshëm procedural, i cili do të mund të ndikonte edhe në kreditibilitetin e procedurës penale duke përfshirë edhe shqyrtimin gjyqësor deri tek përcaktimi i vendimit në aktgjykimin e Gjykatës kompetente”, ka thënë Jakupi.
Sa i përket rastit të vrasjes së Liridona Ademajt, avokati Jakupi ka theksuar se prokuroria nuk ka probleme lidhur me faktin dhe mënyrën e kryerjes së veprës penale por përcaktimi dhe gjetja apo zbulimi i motivit që ka quar deri në aktin e kryer.
”Rasti në fjalë, Prokuroria nuk ka shumë probleme për faktin e kryerjes së veprës penale dhe mënyrën e kryerjes së veprës penale. Por Prokurorinë dhe vet Sistemin e Drejtësisë është me shumë rëndësi përcaktimi dhe gjetja, zbulimi e motivit, qëllimi i kësaj vepre penale, për shkak të qarkullimit të lajmeve, fjalëve dhe raportimi i mediave. Supozojmë, nëse vepra penale ndërlidhet me përfitimin e dobisë pasurore ose supozojmë me mbulimin e veprës tjetër penale”, ka theksuar Jakupi.
Morina ka shtuar se ka raste të ndryshme që kryesi i veprës së ndryshme mund edhe të mos e ketë bërë atë, për qëllime të ndryshme por që Prokuroria dhe Policia kanë arritur të zbardhin kryesin e saktë të veprës dhe motivin kryesor.
”Policia e Kosovës duhet me efikasitet të kryej punët e veta. Sikurse Policia ashtu edhe Prokuroria duhet të gjej motivin që ka dërguar deri tek vrasja. Ka raste që kryesi ka pranuar veprën, për shembull unë e kam kryer këtë. Ka rast që ka pranuar veprën penale dhunim dhe gjatë shoshitjes së fakteve ka dalur se nuk e ka kryer ai aktin por vëllai. Sepse vëllai i tij ka qenë bartës i familjes por që është marrë vesh me vëllanë që ky me vuajtur dënimin dhe me pranu fajësinë dhe vëllai me punu dhe me mbajtë familjen”, ka thënë Morina.
Naim Murselit, i dyshuar për vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademaj, është intervistuar të mërkurën në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.
Avokatja e tij, Teuta Zhinipotoku, e cila ka theksuar se Murseli ka rrëfyer versionin e vet të mbrojtjes.
“Sot para Prokurorisë Themelore- departamenti për Krime te Renda, në cilësinë e të pandehurit është dëgjuar i pandehuri Naim Murseli, dyshimi i bazuar është i orientuar në drejtim të veprës penale ‘Vrasje e Rëndë’ në bashkëkryerje nga neni 173 par 1.3 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe i pandehuri ka rrëfyer versionin e vet të mbrojtjes dhe mbrojtja e tij lidhur me ngjarjen është tërësisht ndryshe nga ajo që është publikuar në rrjetet e informimit dhe ato sociale”.
“Në të ardhmen kanë mbetur të dëgjohen edhe dëshmitarët e tjerë dhe pas dëgjimit të tyre do t’ju informojmë lidhur me rrjedhën e procedurës dhe përmbajtjen e deponimeve të tyre”, ka thënë Zhinipotoku.
Murselit dhe dy të tjerët, Granit Plava dhe Kushtroim Kokalla, gjenden në masën e paraburgimit nën dyshimet për vrasjen e Liridona Ademajt.
Murseli, për shkak të veprës penale, vrasje e rëndë në bashkëkryerje, Plava për veprën penale, vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, dhe Kokalla për shkak të veprës penale, marrëveshja për të kryer veprën penale, vrasje e rëndë.
Liridona Ademaj është vrarë më 29 nëntor të viti të kaluar në Prishtinë./Dukagjini/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...