Lajme

Rasti i ish-krerëve të UÇK-së, Specialja heq nga lista edhe disa dëshmitarë

Autori: Gazeta inFokus 19:08 | 30 January 2025

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, i ka bërë disa ndryshime në listën e dëshmitarëve, në rastin e ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Sipas një dokumenti të publikuar, ZPS-ja nuk do të mbështetet më në dëshminë e disa dëshmitarëve, emrat e të cilëve s’janë publikuar.

Ndër të tjera thuhet se disa dëshmi do të jepen me shkrim.

-Advertisement-

Pas këtyre ndryshimeve, vetëm gjashtë dëshmitarë mbeten për të cilët ende nuk është dhënë një njoftim ose një konfirmim për statusin e tyre.

“Me këto ndryshime të mëtejshme, vetëm gjashtë dëshmitarë mbeten për të cilët ende pritet një njoftim ose tregues tjetër i statusit. Kjo do të bëhet, siç është paraqitur më parë, sa më shpejt që të jetë e mundur për të siguruar kohë të mjaftueshme për përgatitje”, thuhet në njoftim.

Tutje, Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka deklaruar se do të bëjë njoftimet e nevojshme në kohën më të përshtatshme për të mundësuar përgatitjen e duhur.

Kjo paraqitje është dorëzuar si konfidenciale në përputhje me Rregullën 82 pika 4 e procedurave të Gjykatës Speciale.

Ndryshe, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi gjenden në paraburgim në Hagë nga muaji nëntor 2020.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera