Rasti i Iran Badallit/ Avokatët mbrojtës kërkojnë përjashtimin e prokurorit të rastit
Autori: Gazeta inFokus 19:29 | 28 March 2023
Një shpërthim i rëndë ka ndodhur në janarin e vitit 2020 në Zhur të Prizrenit.
Nga shpërthimi mbeti i vrarë një pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe u lënduan dy të tjerë.
Për rastin në fjalë po akuzohen Iran Badalli dhe Arben Gashi.
Derisa, shpërthimi kishte ndodhur në shtëpinë e të pandehurit Iran Badalli.
Që nga ajo kohë Badalli ndodhet në paraburgim.
Lidhur me rastin në fjalë për Front Online kanë folur avokatët mbrojtës të Iran Badallit, Valdrin dhe Ermira Gashi.
Ata kanë thënë se procesi tashmë është gati në fazën përfundimtare.
“Po bëhet një zvarritje e procesit në mënyrë të panevojshme sepse nuk është e vetmja masë që siguron që i pandehuri të jetë prezent në procedurën penale”, ka thënë avokati Valdrin Gashi, për Front Online.
Kurse, avokatja Ermira Gashi ka thënë se kanë kërkuar përjashtimin e gjithë prokurorisë së Prizrenit, për siç ka thënë se aktakuza ndaj Iran Badallit është ngritur mbi supozime e asesi mbi ekspertiza.
“Realisht kam kërkuar përjashtimin e gjithë prokurorisë si institucion i Prizrenit për t’i kaluar kjo çështje dhe kjo lëndë një prokurorie tjetër. Shkaqet kanë qenë të shumta dhe kanë qenë në mënyrë kruciale ato që janë vendimtare për një vendim të drejtë dhe meritor në këtë gjë. Në momentin kur një aktakuzë nga ana e një prokurori të shtetit ngritët mbi supozime dhe asesi mbi ekspertiza dhe prova sigurisht se në si mbrojtës e kemi patjetër që të reagojmë dhe meqenëse kam parë shumë lëshime të mëdha në këtë rast”, ka thënë ajo.
Sipas saj, Prokuroria ka bërë shumë shkelje në këtë rast.
“Punë e prokurorit është që ai të i plotësojë lëndët me ekspertiza dhe me prova për të ngritur një aktakuzë, pra kanë shkuar pothuajse dy vite me hetime shumë të pabazuara dhe është ngritë një aktakuzë e pabazuar. Për atë arsye unë kam kërkuar menjëherë përjashtimin duke kërkuar që prokurori i rastit të largohet nga kjo çështje dhe të merret në shqyrtim nga një prokuroi tjetër në mënyrë që të kemi një përfaqësim më dinjitoz edhe të aktakuzës por realisht edhe të vërtetojmë të drejtën faktike më mirë, pra nuk është marrë ekspertiza e ADN-së, nuk është nxjerrë ekspertiza e daktiloskopisë, nuk është nxjerrë ekspertiza e shpërthimit në vendin e ngjarjes prova kyçe të cilat do ta vërtetonin se si ka ndodhë rasti”, ka shtuar ajo.
Për të kuptuar më shumë rreth këtij rasti, dëgjojeni intervistën e plotë:
Të tjera
-
Këto janë gjetjet e Themelores së Prishtinës në rastin e “53 milionëshit”, ku Pal Lekaj u dënua me 3 vite e 8 muaj burgim
Me rastin e përpilimit të aktgjykimit në rastin e njohur si “53-milionëshi”, ...
-
Kryeministri Albin Kurti në Berlin më 25 prill, gazetari gjerman zbulon agjendën
Gazetari gjerman, Michael Martens, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do të...
-
Ndërron jẻtë në QKUK burri që u aksidẻntua para rreth një jave në Prizren
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë personi që ishte aksidentua...
-
Vuçiq në konferencën e përbashkët me O’Brien: Kosova do të shpërblehet me anëtarësim në KiE
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është ankuar në konferncën për media ...
-
O’Brien: Kam punuar si i ri në hetimin e krimeve të luftës në Srebrenicë, duhet të përballemi me të vërtetën
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Një grua nga Prishtina raporton se një burrë ia ngẚcmoi ṣeksualisht vajzën, dërgohet në mbajtje i dyshuari
Një nënë nga Prishtina ka raportuar në Polici se një burrë ia ka ngacmuar sek...
-
O’Brien pas takimit me Vuçiq: Do të bëjmë gjithçka në dorën tonë për përmbushjen e zotimit për Asociacionin
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien,...
-
Tahiri: Kurti e shkeli Kushtetutën, e pranoi Asociacionin pa u skuqur fare
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë...
-
Nis takimi O’Brien – Vuçiq, Presidenti serb thotë se ky është një takim i vështirë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka nisur takimin me James O’Brien, Ndihmës...
-
Nisin zgjedhjet në Indi: 969 milionë njerëz kanë të drejtë vote
Vendvotimet u hapën të premten në fazën e parë dhe më të madhe të zgjedhjeve ...
-
Analisti amerikan Daniel Serwer tregon arsyet për të cilat Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në KiE
Serbia është aktualisht e angazhuar në një fushatë të egër për të bllokuar an...
-
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, por tregon çka kërkojnë disa shtete
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, është opti...