Lajme

Rasti i Brezovicës, dy të arrestuarit në Ministri janë zyrtarët Bedri Halimi dhe Mustafë Hyseni

Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 06 January 2022

Shtatë persona janë arrestuar në aksionin e sotëm të Prokurorisë së Ferizajt në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, nën dyshimet për dallavere me ndërtime në Brezovicë.

Dy prej të arrestuarve janë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Express mëson se zyrtarët e ministrisë që u arrestuan sot janë kryeinspektori Bedri Halimi dhe Mustafë Hyseni.

-Advertisement-

Ndërsa, pesë të arrestuar janë qytetarë të dyshuar për dhënie ryshfeti.

Aksioni është zhvilluar në 10 lokacione të ndryshme, në Prishtinë, Ferizaj e Shtërpcë.

Po ashtu, bastisje pati edhe në objektin e Ministrisë së Mjedisit.

“Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke vazhduar aksioni i filluar me datë 21 dhjetor 2021 për rastin “Brezovica”, ku janë duke u bastisur 10 lokacione në qytete të ndryshme, ndër to edhe zyrat e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera