Lajme

Rasti i 11 vjeçares, kërkohet vazhdimi i paraburgimit ndaj 5 të dyshuarve

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 28 September 2022

Prokuroria Themelore e Prishtinës, konkretisht prokurori i rastit, ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente ndaj pesë personave të dyshuar për dhunimin e vajzës 11-vjeçare në Prishtinë.

Pesë të dyshuarit për dhunimin e vajzës së mitur po qëndrojnë prej rreth një muaji në paraburgim, ata janë Ekrem Rexhepi (26-vjeç), Shkëlqim Kameri (19-vjeç) dhe tre të miturit G.R.,(vëllai i Ekrem Rexhepit)., Xh.S., dhe G.J.

Vajza 11-vjeçe dyshohet se ishte dhunuar për rreth shtatë orë radhazi më 27 gusht të vitit 2022. Ngjarja që tronditi Kosovën kishte nisur në parkun në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, për të vazhduar në një lokacion tjetër të panjohur.

-Advertisement-

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, konfirmon se prokurori i rastit ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.

“Referuar pyetjes suaj, ju njoftojmë se prokurori i çështjes ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtëve, në gjykatën kompetente”, thuhet në përgjigjen e Ulajt për Gazetën Express.

Njëri nga pesë të dyshuarit për dhunimin e vajzës 11-vjeçe në Prishtinë, Ekrem Rexhepi në databazën e Policisë së Kosovës figuronte si i dyshuar edhe për vepra penale tjera.

Prokuroria kishte konfirmuar se i njëjti ka aktakuza për veprat penale “Dhunë në familje”, “Vjedhja e rëndë” dhe “Vjedhja e pyllit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera