Lajme

Rasti Gucati-Haradinaj, Tomë Gashi s’mund të dëshmojë për shkak të COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 12:00 | 11 January 2022

Tomë Gashi nuk ka mundur të dëshmojë sot në seancën gjyqësore ndaj ish-krerëve të OVL-së së UÇK-së Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Avokatit Gashi iu pamundësua që të jetë i pranishëm në seancën e sotme pas infektimit me COVID-19. Një gjë e tillë u konfirmua nga avokati i Nasim Haradinajt, Toby Cadman.

“Kemi edhe dëshmitarin e dytë, Tomë Gashi. Ai ka dalë pozitiv me COVID-19 dhe për dy javë nuk mund të udhëtojë për shkak të rregulloreve”.

-Advertisement-

Në Dhomat e Specializuara në Hagë po mbahet seanca gjyqësore në rastin e ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ku pritet që mbrojtja të fillojë paraqitjen e provave në rastin e Nasim Haradinajt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera