Lajme

Rasti i dytë në Kosovë kur vjedhjet përfundojnë me tragjedi

Autori: Gazeta inFokus 09:05 | 10 March 2018

Vrasja e dy vëllezërve nga Plloqica e Malishevës, për të cilët dyshohet se u vranë nga hajnat, ka shokuar opinionin publik.

Megjithatë rastet kur hajnat kanë dëmtuar qytetarët materialisht dhe kanë lënduar ata, nuk janë të pakta.

Para pak më shumë se dy viteve në komunën e Suharekës, hajnat kishin kthyer aksionin e tyre për vjedhje në tragjedi.

-Advertisement-

Ngjashëm sikurse mendohet që u vranë dy vëllezërit nga Malisheva, u vra edhe i riu nga Sopia e Suharekës.

Egzon Mazreku ishte personi që u qëllua nga hajnat bashkë me babain e tij, megjithëse ky i fundit i kishte shpëtuar plagëve të marra.

Egzoni bashkë me babain e tij, në momentin kritik kur e gjeti vrasjen kishte dalë që të shikojë se kush hyri në shtëpinë e tij, pasi hajnat kishin bërë zhurmë.

Nga hetimet e policisë, pas një kohe ju shumë të gjatë vrasësi i Egzon Mazrekut ishte kapur nga policia. Ashtu siç u raportua, ai vdiq nga arma e një personi të shumëkërkuar për hajni nga policia./Infokusi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera