Rasti i Donjeta Pajazitajt, vëllai i viktimës sulmon të akuzuarin në Gjykatë
Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 22 June 2017
Një person është arrestuar të enjten në Gjykatën Themelore në Pejë, pas një përleshjeje që ndodhi në mes të disa familjareve të palës së dëmtuar dhe të akuzuarit për vrasje të rëndë, Naser Pajazitaj.
Përleshja mes tyre ndodhi pikërisht pas mbajtjes së shqyrtimit fillestar ndaj Pajazitajt, i akuzuar për këtë vrasje.
Deri te kjo përleshje erdhi pasi vëllai i të ndjerës, Shkelqim Pajazitaj, pas përfundimit të shqyrtimit fillestar e ka goditur të akuzuarin. Në atë moment kanë ndërhyrë zyrtarët policor duke e arrestuar.
Tutje, në shkallët e gjykatës ndodh një tjetër përleshje verbale, këtë herë ndaj prokurores Valbona Disha Haxhosaj nga ana e babait të të ndjerës, Halil Pajazitaj dhe të afërmëve të saj, Qamil Pajazitaj dhe Xhafer Pajazitaj.
Për ‘Betimi për Drejtës’i, rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga zëdhënësi për media i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.
“Kemi 1 person të arrestuar, për sulm ndaj të akuzuarit Naser Pajazitaj, Shkelqim Pajazitaj (1995), dhe 3 të dyshuar në mbajtje për çka të njëjtit pas marrjes së deklaratave i kemi liru, Halil Pajazitaj (1952), Qamil Pajazitaj (1962) dhe Xhafer Pajazitaj (1966)”- tha Ibraj.
Në shqyrtimin fillestar, Naser Pajazitaj u deklarua i pafajshëm për veprën penale të vrasjes së rëndë. Ndërsa për vepren penale të armëmbajtjes pa leje, i njëjti deklaroi se për pikën 3 dispozitivit të akuzës e pranon fajësinë, ndërsa për pikën 2 e pranon fajësinë si të pjesshme.
Naser Pajazitaj akuzohet se me 9 nëntor 2015 rreth orës 14:30 në bjeshkët e Strellcit të Komunës së Deçanit, me armë, në mënyrë mizore ka privuar nga jeta të ndjerën Donjeta Pajazitaj.
Të tjera
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...