Lajme

Rasti Dehari, avokati i familjes thirr konferencë për media

Autori: Gazeta inFokus 08:01 | 12 August 2022

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka thirrur për sot konferencë për media pasi pretendon se “sipas të gjitha rrethanave”, Astrit Dehari është goditur në ballë me boks të hekurit.

Konferenca do të nisë nga ora 12:00, mbi Kino ABC.

Për këtë çështje, Gashi ka shkruar dje në Facebook, duke akuzuar për neglizhencë për këtë rast dhe tha se kjo neglizhencë “po vret”.

-Advertisement-

“Ekspertiza e Institutit Zviceran të mjeksisë ligjore e vitit 2019 e vërteton vrasjen, duke konstatuar se me mënyrë shkencore është eliminuar edhe teoria e vetëvrasjes dhe u vërtetua prania e ADN-së të personave të tretë”.

Gjithashtu, ai ka theksuar se para katër muajsh i është drejtuar me shkrim prokurorit të rastit, Afrim Shefkiut, mirëpo, sipas tij, deri më tash nuk ka marrë përgjigje.

“Prokurorit të rastit Afrim Shefkiu me shkrim, që katër muaj, i kërkuam që të iniciojë hetim penal dhe të identifikojë se kush i manipuloi provat e dërguara në Zvicër, prokurori nuk përgjigjet fare. Prokurorit të rastit i janë bërë dhjetëra kërkesa, në të cilat ai nuk është përgjigjur asnjëherë dhe njëra prej tyre është që të kërkojë sqarime nga ekspertët e mjekësisë ligjore në Prishtinë lidhur me plagët e shkaktuara te Astrit Dehari në ballë e që janë në forma sferike të rrumbullakëta dhe që kanë largësi e diametër të njëjtë dhe, sipas të gjitha rrethanave, janë shkaktuar me goditje me boks të hekurit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera