Lajme

Rasti Aulon Zeka, Gjykata shpall fajtorët

Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 10 October 2018

Tre të mitur janë shpallur fajtorë për vrasjen e Aulon Zekës

Gjykata Themelore në Prishtinë të mërkurën ka shpallur faktor tre të mitur për vrasje të rëndë, dhënie e ndihmës pas kryerjes së vrasjes dhe mos lajmërim të veprave penale të lartcekura, shkruan gazeta inFokus.

I mituri G.H për vrasje të rëndë është dënuar me burg për të mitur prej 9 vjet e 6 muaj, të miturës , R.G i është shqiptuar masa edukativo- korrektuese prej 3 viteve ndërsa L.LL i është shqiptuar mbykyqrje e shtuar nga organi i kujdestarisë për 1 vjet e 6 muaj.

-Advertisement-

“I mituri G.H është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej 9 ( nëntë) vite e 6 (gjashtë) muaj, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej dt.17.09.2017 e tutje. Të miturës R.G i është shqiptuar masa edukativo- korrektuese në kohëzgjatje prej 3 (tri) viteve. Të miturit L.LL i është shqiptuar Mbikëqyrje e shtuar nga organi i kujdestarisë në kohëzgjatje prej 1(një) viti e 6 (gjashtë) muaj. Të miturit G.H i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit. Rasti ndaj të miturve G.H, R.G dhe L.LL ka qenë në rigjykim”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

16 vjeçari, Aulon Zeka u qëllua me armë për vdekje 16 shtator të vitit të kaluar në Prishtinë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera