Lajme

Rasti i Almirit, ja çka kërkon familja e tij

Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 17 June 2017

Në seancën gjyqësore për vrasjen e 4 vjeçarit Almir Aliu nga Kumanova, mbrojtja dhe pala e dëmtuar debatuan hetimin e veçantë për komunikacionin, të përgatitur me kërkesë të mbrojtjes. Avokati mbrojtës i të akuzuarit Boban Iliç thotë se hetimi i ri ka treguar se Iliç ka kryer aktin si pasojë e dëmtimit të xhamit të përparmë të veturës.

Mbrojtja madje pretendon se trajektorja e lëvizjes së të akuzuarit me veturë ka treguar se i ai, gjatë ikjes nga disa persona që kanë dashur ta sulmojnë, u është shmangur fillimisht dy fëmijëve nga krahu i majtë i rrugës dhe kjo ka bërë që nga ana tjetër të godasë Almirin e vogël dhe prindërit e tij. Por sipas palës së dëmtuar ky pretendim nuk ka bazë. Avokati Ibrahim Bajrami thotë se konstatimet e këtilla të hetimit të përgatitur nga një agjenci private e sigurimit, kanë për qëllim zvogëlimin e masës së dënimit për agresorin Boban Iliç.

E kemi pritur që në vija të holla të bëj gjithçka që është e mundur me qëllim uljen e përgjegjësinë penale të personit. Në përgjithësi shihet një tendencë e përgjithshme për uljen e përgjegjësisë. Gjithçka është e mundur. Ne jemi të bindur se kur do të merren të akuzuarit në pyetje dhe gjatë fazës shtesë kur dot paraqiten dëshmitë, rasti do të zbardhet në plotësi – deklaroi Ibrahim Bajrami.

-Advertisement-

 Pala e dëmtuar thekson se do të argumentojë trajektoren e të akuzuarit Boban Iliç dhe tendencën e tij që me qëllim të godasë familjen Aliu. Sipas avokatëve të palës së dëmtuar, Iliç natën e 25 qershorit kishte mundësi t’i shmangej konfliktit, por qëllimisht është kthyer mbrapa dhe është hakmarrë ndaj familjes Aliu. Tashmë një vit nga vdekja tragjike e të fëmijës Almir Aliu nga Kumanova, rasti mbetet akoma në fazën e dëgjimit të palëve. Në datë 22 dhjetor 2016, Prokuroria Themelore e Kumanovës solli aktakuzën për veprën e cilësuar si vrasje. Boban Iliç akuzohet për vrasje, ndërsa 3 persona të tjerë për pjesëmarrje në turmë që do të kryej vepër penale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera