Lajme

Rastet po rriten, vetëm 103 mijë qytetarë morën dozën e tretë të vaksinës antiCOVID

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 28 June 2022

Qytetarët në Kosovë ani pse ka filluar të rritet përsëri numri i rasteve me Covid-19, sipas raportit duket që nuk janë të interesuar të vaksinohen me dozën e tretë të vaksinës antiCOVID.

Përderisa Ministria e Shëndetësisë po u bënë thirrje qytetarëve që të vaksinohen me dozën e tretë, në Kosovë gjithsej 103 145 persona deri më tani janë vaksinuar me këtë dozë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjithsej doza të administruara janë 1 830 405.

-Advertisement-

E ku prej tyre, 903 586 qytetarë janë vaksinuar vetëm me dozën e parë, 823 674 me dozën e dytë, si dhe 103 145 persona janë vaksinuar me dozën e tretë.

Javën e fundit në Kosovë interesimi i qytetarëve për të u vaksinuar me dozën e tretë ka qenë shumë i vogël, pasi që vetëm 58 persona brenda kësaj periudhe janë vaksinuar me dozën e tretë.

Të martën e kaluar janë administruar 103 078 doza të vaksinës, duke vazhduar me ditën tjetër ku numri i kësaj doze ka arritur 103 094, të enjten janë shtuar vetëm katër doza të kësaj vaksine, të premten ka arritur në 103 112 doza, të shtunën 103 144, si dhe të dielën vetëm një vaksinë më tepër.

Kujtojmë që ditët e fundit situata epidemiologjike në Kosovës është duke u keqësuar për faktin se rastet me Covid-19, janë duke u rritur.

Në raportin e fundit nga Ministria e Shëndetësisë është bërë e ditur 35 raste të reja kanë rezultuar me Covid-19.

Po ashtu nga IKSHPK-ja kanë bërë thirrje qytetarëve që të i mbajnë maskat në vendet e mbyllura duke theksuar se rastet me koronavirus janë duke u rritur./Gazeta Infokus/

Ministria e Shëndetësisë ka një njoftim me rëndësi për vaksinim

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera