Rastet e dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit
Autori: Gazeta inFokus
09:06 | 17 October 2021
Shtatë raste të dhunës kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.
Rastet e dhunës janë në Prishtinë, Gjilan, Gjakovë, Mitrovicë, Vushtrri dhe në Zubin Potok.
Rasti i parë në Prishtinë është raportuar nga një mashkull i cili ka thënë se pas një mosmarrëveshje djali i bashkëshortes së tij ka tentuar ta sulmoj.
:Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar (djali i bashkëshortes së tij) ka tentuar ta sulmoj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Rasti i dytë ka ndodhur në Prishtinë ku rastin e ka raportuar një femër e cila thotë se bashkëshorti i saj në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psikike dhe fizike. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh.
Rasti i dhunës në familje në Gjilan është raportuar se është arrestuar një person për shkak se ka sulmuar fizikisht babain e tij.
Sipas policisë nuk raportohet për të lënduar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht babain e tij viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Rasti në Gjakovë është raportuar nga një femër e cila thotë se është keqtrajtuar psiqikisht nga bashkëshorti i saj .
Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë te rregullt.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se është keqtrajtuar psiqikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.
Rasti në Mitrovicë është raportuar nga një femër ku thotë se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.
“Viktima femër kosovare a raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Në Vushtrri është raportuar nga babai i një vajze i cili thotë se vajza e tij është me probleme shëndetësore dhe ka tentuar ta sulmoj.
Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij me probleme shëndetësore, ka tentuar të sulmoj. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Rasti në Zubin Potok është raportuar nga një femër e cila thotë se një person nën ndikim të alkoolit ka shkaktuar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në trajtim mjekësorë.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar nën ndikim të alkoolit, ka shkaktuar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar për trajtim mjekësorë në spitalin rajonal Mitrovicë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Rasti vazhdon të hetohet./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...

































