Lajme

Rastet e dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 15 October 2021

Katër raste të dhunës kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Rastet e dhunës kanë ndodhur 3 në rajonin e Prishtinës, dhe një ka ndodhur në rajonin e Mitrovicës.

Një grua nga Fushë Kosova ka raportuar se dy persona të dyshuar të cilët pas një mosmarrëveshje janë rrahur ndërmjet vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore.

-Advertisement-

“Është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovar-vëllezër, pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasoj kanë pësuar lëndie trupore. Të njëjtit pas trajtimit mjekësorë janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti tjetër është raportuar nga një femër e cila ka thënë se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor si dhe palët janë intervistuar.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuar mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësorë. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti tjetër është raportuar nga një femër nga Fushë Kosova ku ka thënë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, shkruan Gazeta Infokus.

Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

I  dyshuari  nuk  është  hasur  nga  policia, ndërsa viktima me vet dëshirë është kthyer në banesën e saj.

“Viktima  femër  kosovare  ka raportuar  se  është  sulmuar  fizikisht  nga  bashkëshorti  i  saj,  i  dyshuari  mashkull  kosovar,  ku  si pasoj  ka  pësuar  lëndime  trupore.  Viktimës  iu  është  ofruar  tretman  mjekësor  e  më  pas  është intervistuar.  I  dyshuari  nuk  është  hasur  nga  policia, ndërsa viktima me vet dëshirë është kthyer në banesën e saj.  Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh.

Rasti i dhunës në familje në Mitrovicë është raportuar nga një femër e cila tha se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është në kërkim policor.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar e ka sulmuar atë fizikisht. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është në kërkim policor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti është duke u hetuar./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera