Lajme

Rastet aktive me koronavirus: Aktualisht 13.505 raste aktive

Autori: Islam Morina 07:52 | 02 December 2020

Numri i rasteve aktive me koronavirus ka rritur në 13.505 raste, ndërsa numri i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë e deri më tash ka mbërritur në 25.586 pacientë, raporton Gazeta inFokus.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 585 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 25.586 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.505”, ka njoftuar Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 10 raste të reja të vdekjes nga ky virus, kurse janë infektuar 521 persona të tjerë./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera