Lajme

Rast i rëndë në Podujevë, është qëlluar edhe gruaja e viktimës

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 11 September 2023

Një person ka mbetur i vrarë dhe një grua është plagosur, nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën sot në Podujevë.

Telegrafi mëson se i vrari është V.B i njohur me nofkën “Dhija”.

Sipas të njëjta burimeve, e plagosur në këtë ngjarje ka mbetur gruaja e viktimës.

-Advertisement-

Në momentin e të shtënave ndaj çiftit prezent kishte qenë edhe një fëmijë i cili fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime.

Për rastin ka folur edhe Arben Beqiri, shef i emergjencës në Podujevë.

“Një vrasje dhe një plagosje ka ndodhur sot. Personi ka humbur jetën në vendngjarje si pasojë e armës së zjarrit.

Ndërkaq e plagosura është dërguar për tretman në QKUK. E njëjta gjendjen e ka pasur stabile”, ka deklaruar Beqiri për Telegrafin.

Rastin tashmë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 12:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.Telegrafi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera