Lajme

Rashit Qalaj zgjedhet drejtor i Policisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 28 August 2018

Pas katër muajsh, Policia e Kosovës është bërë me Drejtor të Përgjithshëm. Indeksonline mëson se Rashit Qalaj është përzgjedhur drejtor i institucionit kryesor të sigurisë në vend.

Vlen të theksohet se Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) kishte hapur në maj konkursin për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Ndryshe, Qalaj deri më tash kishte postin e drejtorit të Departamentit të Operacioneve.

-Advertisement-

Ai nga sot do të jetë numri një i PK-së, post të cilin e kishte Shpend Maxhuni – aktualisht drejtori i AKI-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera