Lajme

Rashiq: Unë dhe familja ime jemi më të sigurtë në Kosovë se në Serbi

Autori: Gazeta inFokus 08:40 | 02 October 2023

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës Nenad Rashiq, ka deklaruar se ai dhe familje e tij ndjehen më të sigurtë në Kosovë sesa në Serbi.

Ai e ka cituar edhe politikanin serb Oliver Ivanoviq i cili u vra në veriun e Mitrovicës më 6 janar 2018.

Ivanoviq kishte thënë se “Serbët në veri të Kosovës nuk e kanë asnjë problem me shqiptarët. Ata kanë problem me Listën Serbe dhe me qeverinë në Beograd:.

-Advertisement-

“Unë si serb dhe familja ime serbe ndihem më i sigurt në Kosovë sesa në Serbi”, tha Rashiq për portalin boshnjak Istraga.

Këto deklarime të Rashiqit, vijnë një javë pasi në fshatin Banjskë të Zveçanit, u krye sulm terrorist mbi policinë e Kosovës.

Në orët e para të 24 shtatorit, u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera