Rashiq thotë se draft-statuti i Asociacionit dërgohet pas zgjedhjeve në Gjykatë Kushtetuese
Autori: Gazeta inFokus 19:47 | 24 October 2024
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, tha se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është obligim për Kosovën që rrjedhë nga marrëveshjet e arritur në Bruksel me Serbinë.
Sipas tij, fuqia e marrëveshjeve ndërkombëtare i tejkalon fuqitë e ligjeve lokale. Kështu që ne obligimin që kemi marrë duhet të zotohemi prapë dhe të punojmë në zbatimin e tij.
“Kjo është një obligim dhe zotim që kemi bërë më shumë se dhjetë vjet. E di që në disa momente është kundërshtuar, por në politikën ndërkombëtare nuk shkon ashtu sikurse mendojnë disa individ. Nëse nënshkruhet një marrëveshje, pavarësisht se ndryshohet struktura e Qeverisë ajo marrëveshje duhet të respektohet. Fuqia e marrëveshjeve ndërkombëtare i tejkalon fuqitë e ligjeve lokale. Kështu që ne obligimin që kemi marrë duhet të zotohemi prapë dhe të punojmë në zbatimin e tij. Ai obligim mbetet aty dhe si një Qeveri serioze duhet merret për planifikim të zbatimit’’, tha Rashiq për rtv21.
Sipas ministrit, Rashiq, Asociacioni nuk rrezikon sovranitetin e Kosovës.
“Pavarësisht do kritikave unë konsiderojë se Asociacioni nuk e rrezikon sovranitetin e Kosovës. Sikurse kemi faktorin ndërkombëtarë që kanë ritheksuar më shumë se disa here se një gjë e tillë nuk do të jetë problematike. Normalisht, marrëveshjen që kemi deri më tani dhe marrëveshjen e vitit 2015 pika e dytë thotë se marrëveshja për Asociacionin duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Dhe për mua është e qartë se një verifikim i tillë mund të ndodhi dhe duhet të ndodhi”., tha ai.
Po ashtu, ministri Rashiq tha se draft-statuti për Asociacionin duhet të dërgohet për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.
“Draft-statuti për Asociacionin gjithqysh shkon në Gjykatën Kushtetuese për interpretim. Para zgjedhjeve në Ballkan krejt ndalet në veçanti janë do veprime strategjike. Prandaj do të presim deri në fund të procesit zgjedhor dhe pastaj pres për vitin e ardhshme të ketë intensitet të punës për dërgimin e draft-statutin në Gjykatën Kushtetuese për interpretim”, u shpreh Rashiq./21Media
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...