Rashiq: Nuk besoj se kam thënë që të rinjtë në Shtërpcë janë qëlluar për t’u vrarë
Autori: Gazeta inFokus 22:54 | 10 January 2023
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë Kurti, Nenad Rashiq, ditë më parë u vu në qendër të vëmendjes për shkak të deklaratave lidhur me plagosjen e dy të rinjve në Komunën e Shtërpcës.
Rashiq mohoi të ketë thënë se rasti në Shtërpcë ishte tentim vrasje.
“Është mirë kur informacionet po përdoren nga një anën në anën tjetër, por te gazetarët informacioni po përdoret vetëm pjesërisht, nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Por jam i gëzuar se policia ka intervenuar me kohë dhe me shpejtësi dhe kjo tash është në organet kompetente, në gjykatë”.
“Unë nuk kam komentuar as për procesin kur unë kam qenë i akuzuar, prandaj për hir të respektit ndaj institucioneve nuk kam nevojë të komentoj diçka të tillë”, tha Rashiq në Rubikon të Klan Kosovës.
I pyetur për deklaratat e dhëna për mediat serbe, Rashiq tha se nuk beson të ketë deklaruar atë që u citua në media.
“Nuk besoj se e kam thënë kështu. E kam thënë edhe më herët. Me të vërtetë besoj që nuk është korrekte ta komentoj kur një rast i tillë e ka marrë epilogun gjyqësor”, tha Rashiq.
Një ditë më parë Rashiq, duke folur për plagosjen e dy të rinjve në Shtërpcë, për mediat serbe kishte thënë se “nuk ka dyshim se të shtënat janë një përpjekje e dukshme për vrasje”.
Të tjera
-
Jeta Rafuna në Prishtinë: Të punojmë fortë për fitoren tonë të madhe me 9 shkurt
Kandidatja me numrin 45 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jeta Raf...
-
Kolgeci: Atmosfera e festës së madhe të 9 shkurtit sonte filloi edhe në Malishevë
Kandidati për deputet nga LDK, Selman Kolgeci, ka ndarë pamje nga tubimi në M...
-
Limanaj: Malisheva e mobilizuar për fitoren e LDK-së
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arbe...
-
Dervishaj: Edhe Tërsteniku i Drenasit, meriton me kanë 77 herë më mirë
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Dervishaj ka v...
-
Haradinaj në Irzniq: Krenar me këta bashkëvendas që asnjëherë nuk ju ndanë idealit të Kosovës
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Bedri Hamza nga Barileva: Në çdo fshat dhe lagje të Prishtinës, mesazhi është i qartë: Ma mirë!
Bedri Hamza e ka mbyllur ditën e sotme me nj tubim në Barilevë të Prishtinës....
-
Dervishaj: Bashkë Kosovën do ta bëjmë 77 herë ma mirë
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Dervishaj ka p...
-
Hamza kërkon vota në Kamenicë, premton autostradë nga Gjilani deri te Dheu i Bardhë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza mbajti tubim me qytetarët e ...
-
Zotimi në Mitrovicë: Haradinaj premton rindërtimin e Xhamisë së Ibrit
AAK me partnerët e koalicionit, sot mbajti tubim me qytetarët e Mitrovicës. ...
-
“Na nuk merrmi me zanin e tij tmerrues, po merrmi me programin tonë”- Mërgim Lushtaku kritikon qasjen e ashpërt të Albin Kurtit
Në emisionin “Podcast me Shkëlzen Dakaj“, ku i ftuar ishte kandid...
-
Bedri Hamza: Kamenicën do ta lidhim me autostradë, Kamenica mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me qyt...
-
Krasniqi: Malisheva është gati për një të ardhme më të ndershme dhe të drejtë
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta...