Rashiq: Një pjesë e sulmuesve ndodhet brenda Manastirit, Polica po i thërret me megafon
Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 24 September 2023
Ministri në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë për Nova.rs se situata rreth manastirit të Banjskës është ende dramatike dhe se nuk ka shenja se do të qetësohet shpejt.
Sipas informacioneve të tij, një pjesë e sulmuesve kanë hyrë në manastir, ndërsa policia i ka bërë thirrje të dorëzohen me megafon. Sipas burimeve nga policia, sulmuesit janë të organizuar mirë dhe dyshohet se janë të armatosur me armë të rënda. Sipas informacioneve të tij, ende nuk dihet kush janë sulmuesit.
“Situata është dramatike. Kam folur disa herë me Sveçlën, ministrin e policisë. Së fundmi ka dalë lajmi se në atë përleshje kanë mbetur të vrarë disa persona. Mëngjesin e sotëm policia u ka dërguar kërkesë për dorëzim, por nuk ka asnjë komunikim apo kontakt mes dy palëve. Policia thërret me megafon sulmuesit, por nga ana tjetër nuk ka përgjigje. Situata rreth manastirit në fshatin Banjskë është ende dramatike, nuk ka shenja se do të qetësohet së shpejti”, thotë Rashiq për Nova.
Ai thekson se KFOR është duke punuar në ndërmjetësim për momentin, në mënyrë që disi të qetësohet situata.
“Ajo diplomaci duhet t’i bindë ose t’i detyrojë njerëzit të dorëzohen sepse askush nuk është i interesuar për gjakderdhje të mëtejshme apo përkeqësim të situatës”, tha Rashiq.
Rashiq thekson se sulmuesit ndodhen brenda dhe rreth vetë manastirit.
“Një numër sulmuesish janë brenda vetë manastirit, ndërsa disa rreth vetë manastirit. Tani për tani askush nuk e di se kush janë sulmuesit, përveç se bëhet fjalë për një grup të armatosur mirë dhe të organizuar. Nga një burim nga MPB-ja kam dëgjuar se ata persona kanë pasur armë. Ky armatim kërkon shumë logjistikë. Kjo është ajo që ne dimë tani për tani. Gjëja më e rëndësishme, siç më thonë Kurti dhe Sveçla, është se ne nuk jemi për përshkallëzimin e mëtejshëm, por për një zgjidhje paqësore të situatës”, thotë Rashiq.
Ai shton se sipas informacioneve nga policia deri më tani janë vrarë dy sulmues, ndërsa të paktën një është plagosur./Express/
Të tjera
-
Zijadin Sela: Deklarata e Albin Kurtit për gjuhën shqipe është skandaloze
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Zijadin Sela, e vl...
-
Mendim Rugova tregon se në këtë ditë të javës do të bie borë
Nga nesër mbrëma më shumë shi, të enjten borë dhe erëra të fuqishme Mendim...
-
Djali i Haxhi Shalës nga Haga: Ai e di që betejën e ka të fituar
Djali i Haxhi Shalës, Flakroni ka vizituar babain e tij sot në Hagë. Përme...
-
Ish Ministrja e mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut emërohet Zv/Sekretare e Përgjithshme e NATO-s
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi të martën ish Ministren e...
-
Hill thotë se duhet shumë punë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Ambasadori amerikan në Serbi Christopher Hill tha se duhet bërë shumë për të ...
-
E dhimbshme: Vdes një grua e re nga Prishtina
Ka ndërruar jetë Argjira Vout, nëna e dy fëmijëve, e cila jetonte në Londër, ...
-
Deri më tani vetëm 17 mijë e 462 mërgimtarë të regjistruar për të votuar, Gjermania ua ndalon tubimet partive në territorin e saj
Deri tani, për të marrë pjesë në zgjedhje, janë aprovuar aplikimet e mbi 17 m...
-
Zyberaj thotë se Peci përdori metodat e UDB-ës për ta sulmuar Pacollin, e pyet “ku mbeti dosja?’
Këshilltari dhe një prej njerëzve më të afërt të Behgjet Pacolli, Jetlir Zybe...
-
“Do merrem me sensibilizim”, Monika Kryemadhi heq dorë nga politika?
Pas daljes së saj nga Apeli i Posaçëm, Monika Kryemadhi i është përgjigjur dh...
-
Incident zjarri në ballkonin e një banese në Ferizaj, Policia jep detaje
Në ballkonin e një banese në Ferizaj ka pasur incident zjarri sot. Zjarri ...
-
Abdixhiku njofton për aderimin e ri, babain e futbollistit Edon Zhegrova
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se Lul...
-
LDK-ja me aderim të ri, ja merr VV-së një asamblist në Gjilan
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...