Lajme

Rashiq: Ndërkombëtarët po kërkojnë Asociacionin sepse janë lodhur me ne

Autori: Gazeta inFokus 18:43 | 01 August 2023

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq thotë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është një obligim i cili nuk do të hiqet nga tavolina. Sipas tij, emërtimi i tij nuk është me rëndësi, por përbërja.

Rashiq theksoi se ndërkombëtarët po kërkojnë formimin e Asociacionit pasi kjo çështje është bërë e lodhshme pasi ka zgjatur me vite.

“Sepse janë lodh me ne, të themi ashtu në fjalë popullore. Nuk po them që është konflikt, por ky mospajtim në formën që zgjat me vite me të vërtetë jo vetëm për ata, por për ne vetë”, deklaroi ai në “Ditari” në Tëvë 1.

-Advertisement-

Kosova dhe Serbia, në kuadër të Marrëveshjes së parë të Brukselit, më 2013 arritën pajtim për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Serbia insiston që Asociacioni të formohet, por Qeveria e Kosovës është shprehur kundër një asociacioni njëetnik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera