Lajme

Rashiq: Më vjen turp që Vuçiqi është president i Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 29 September 2023

Ministri për Kthim dhe Komunitete i Kosovës, Nenad Rashiq ka thënë se i vjen turp që Aleksandar Vuçiq është president i Serbisë.

Në një intervistë për mediumin boshnjak “Istraga.ba”, Rashiq ka potencuar se një pjesë e madhe e popullit serb janë turpëruar për shkak të tij.

“Më vjen turp që Aleksandar Vuçiq është president i Serbisë dhe po ashtu një pjesë e madhe e popullit serb është turpëruar për shkak të tij”, ka thënë Rashiq.

-Advertisement-

Mediumi boshnjak gjithashtu ka shtuar se intervista e plotë më Rashiqin do të publikohet të dielën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera