Rashiq ia lypi Asociacionin, Kurti: Me të pajtohem shumë, por jo për gjithçka, tërë kohen e plotësisht
Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 06 January 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën para gazetarëve të mbajtur sot është përgjigjur edhe në pyetjen rreth deklaratës së ministrit të tij, Nenad Rashiq për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Kurti ka thënë se është për të drejtat e të gjithë qytetarëve pa dallim, për barazi, të drejta e liri, megjithatë ka thënë se ata që duan më shumë të drejta duhet të tregojnë se pse propozimi i Ahtisarit iu duket i mangët.
“Unë jam për të drejtat e të gjithë qytetarëve pa dallim Pra ne jemi për barazi, për të drejta për liri. Ata që kërkojnë më shumë të drejta, duhet të tregojnë pse plani i Ahtisarit i cili fitoi Nobelin për Paqe nuk mjafton, pse na qenka i mangët propozimi i fituesit të Nobelit për Paqe”, ka thënë Kurti, raporton Expres.
Ai tutje ka thënë se të enjten është takuar me Rashiqin dhe se kanë biseduar për diçka tjetër. Megjithatë ka theksuar se me Rashiqin pajtohet shumë dhe e konsideron politikan shembull, por kjo s’do të thotë që me të pajtohet për gjithçka dhe gjatë gjithë kohës.
Kurti thotë se as brenda një subjekti politik s’ka pajtueshmëri të tillë.
“Unë e kam takuar dje ministrin Rashiq. Kemi biseduar për një çështje tjetër. Dua të them që pajtohem me të shumë dhe e konsideroj politikan shembull.
Por kjo s’do të thotë që kryeministri me ministrin Rashiq pajtohet për gjithçka, tërë kohen e plotësisht. Kjo s’ndodh as brenda të njëjtit subjekt politik lërë më me një ministër”, ka shtuar tutje.
Shefi i Qeverisë ka thënë se angazhohet për të drejtat e serbëve të Kosovës gjithmonë në funksion të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe të drejtave të njeriut.
Ndërsa ka shpjeguar takimin me Rashiqin dhe diskutimin për lejimin e hyrjes për Porfirijen, i cili ka anuluar ardhjen edhe pse i ishte dhënë leja.
“Rashiq erdhi dje dhe kërkoi prej meje që ta lejojmë të vijë patriarkun Porfirije, i cili kishte paralajmëruar ardhjen për dje pasdite. Dhe ndonëse s’kishte kërkuar leje, meqë kishte thënë se s’po vjen me truproje, se ata po i le në Meradare, pra truprojet i duhet për Serbi jo për Kosovë, unë iu përgjigja pozitivisht kërkesës së tillë ministrit tim Rashiq. Dhe besoj e patë çfarë ndodhi, e anuluan ardhjen.
Kur s’kishin leje dëshironin të hynin. Dje, që morën leje nuk erdhën. Sidoqoftë me lejoni ta shfrytëzojë këtë mundësi t’ua uroj Krishtlindjen Ortodokse të gjitëh qytetarëve ortodoksë”, ka përfunduar kryeministri Kurti./GazetaExpress/
Të tjera
-
Escobar: Kosova ka pasur raport më të mirë me SHBA-në në të kaluarën
Emisari i SHBA-së për rajonin dhe për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar,...
-
Arratisja e Enver Sekiraqës suspendohet Gjyqtari Agim Kuçi
Prishtinë– Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) njofton se ka mbajtur mbledhje ...
-
Vjenë: Droni “kap” 5 shqiptarë që po punonin në të zezë
Policia financiare ka kapur pesë punëtorë të paligjshëm në një çati kantieri....
-
Edhe Mbretëria e Bashkuar shprehet e shqetësuar nga aksioni i djeshëm i Policisë në Veri
Të hënën, autoritetet e Kosovës zhvilluan operacion në veri, ku mbyllën gjash...
-
SHBA-ja i bën thirrje Qeverisë të dëgjojë këshillat e aleatëve, Hovenier: Aksioni në veri s’ishte i koordinuar
Zëvendësndihmësja e sekretares amerikane të Shtetit në Byronë për Demokraci, ...
-
Tik Tok fillon me ndalesa, ja çfarë s’mund të publikoni nga tani
TikTok është një platformë e mediave sociale me shumë ndikim dhe prej disa ko...
-
Stano për aksionin në veri: Ngjarje e padobishme
Të hënën, autoritetet e Kosovës zhvilluan operacion në veri, ku mbyllën gjash...
-
“Hajneshë”, “shpifës e manipulues”, akuzuat mes pozitës e opozitës në Komisionin parlamentar
Mes përplasjesh dhe akuzave të deputetëve të pozitës dhe opozitës është mbajt...
-
Vdes një minator në Shqipëri, plagoset rëndë një tjetër
Një aksident i rëndë ka ndodhur në një një nga galeritë e minierave në Krastë...
-
Gjermania planifikon zgjatjen e misionit të Bundeswehr-it në Kosovë
Bundestagu gjerman, do të diskutojë për zgjatjen e vendosjes së Bundeswehr-it...
-
Këta janë dy të arrestuarit që dyshohet se vendosën grānatë dore te vetura e reperit ‘Noga’
Pas më shumë se një muaji, Policia ka arritur t’i arrestojë dy personat e dys...
-
Ambasadori britanik shkon në Podujevë, viziton shtëpinë ku ka ndodhur masakra e familjes Bogujevci dhe Duriqi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i shoqëruar nga nënkryeta...