Sport

Rashica: Zhgënjimi është shumë i madh, hijeshia e vetme Dardanët

Autori: Gazeta inFokus 23:30 | 14 November 2019

Milot Rashica është shprehur i zhgënjyer pas eliminimit të Kosovës nga eliminatoret për evropianin e vitit 2020.

Atë që ndodhi sonte, Rashica e ka konsideruar zhgënjim të madh, shkruan Gazeta inFokus.

“Zhgënjimi është shumë i madh sepse nuk kemi luajtur lojën që dimë të luajmë ne. Pjesa e parë ka qenë prej pjesëve më të dobëta qe i kemi luajtur ndonjëherë. Nuk e di pse ka ndodhur kjo, Çekia ka luajtë më mirë dhe i shënojë ato dy gola si i shënojë. Normal ne e kemi atë lojën tonë me pasime dhe provojmë me dal, por nuk e di pse nuk ka funksionu, kemi humbë shumë topa si në mesfushë si në sulm, kishim probleme me dal përpara”, ka thënë Rashica.

-Advertisement-

E hijeshia e vetme vushtrriasi thotë se ishin Dardanët, që nuk u ndalën së kënduari për 90 minuta.

“Besoj që hijeshia e vetme sot kanë qenë ata që na kanë përkrahë prej dje gjithë ditën dhe në fund ne hupën, kemi qenë të dëshpëruar dhe ata bërtitshin faleminderit faleminderit. Duhet me punu që me ua kthye. Besoj që shumica e lojtarëve nuk kemi luajtur shumë lojë internacionale më herët dhe ka qenë një përvojë shumë e mirë deri tash, nuk është ky realiteti. Kemi shumë gjëra që të provojmë ti përmirësojmë dhe besoj që e kemi edhe një shans shumë të mirë”, ka përfunduar ai. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera