Sport

Rashica mbetet tek Werderi, Leverkurseni heq dorë prej tij

Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 25 November 2020

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, sipas gjitha gjasave do të vazhdoj të jetë pjesë e Werder Bremenit, shkruan Gazeta inFokus.

Rashica ishte shumë afër largimit nga Werderi në merkaton e fundit për shkak të ofertave që kishte, mirëpo gjithçka dështoj në fund.

Ishte Bayer Leverkuseni ai që ishte më se afërmi të nënshkruante me lojtarin nga Vushtrria, por si duket tashmë gjithçka ka marrë fund dhe transferimi ka dështuar.

-Advertisement-

Sipas mediumit gjerman, ‘Bild’, 24 vjeçari do të vazhdoj të rrijë në klubin aktual, të paktën deri në merkaton e verës në vitin e ardhshëm./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera