Sport

Rashica kryen testin për koronavirus, ky është rezultati

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 02 April 2021

Sulmuesi i Kosovës, Milota Rashica, është rikthyer në Gjermani pas grumbullimit me kombëtaren, shkruan Gazeta inFokus.

Me të rikthyer në Werder Bremen, vushtrriasi ka kryer testin për koronavirus dhe ka rezultuar negativ.

“Të gjitha testet për lojtarët që luajtën me kombëtaret e tyre kanë ndalë negativ. Të gjithë janë në stërvitje”, ka thënë trajneri i Werderit, Florian Kohfeldt.

-Advertisement-

Werder Bremeni ndeshjen e radhës e luan të dielën ndaj Sttugartit në ora 15:50./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera