Sport

Rashica “kërcënon’ Vitessen

Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 26 September 2017

Milot Rashica, ylli i Kosovës, nuk e ka përjashtuar mundësin e largimit nga Vitesse verën e ardhshme.

Milot Rashica e ka lënë të hapur mundësinë e largimit nga skuadra holandeze Vitesse pas këtij edicioni. Ylli kosovar në një intervistë dhënë “goal.com” ka theksuar se nuk e di nëse ndonjë skuadër ka shprehur interes konkret për ta transferuar.

Mediumet në Itali ditë më parë kanë raportuar se për të, interesim të madh ka shprehur skuadra e Lazios. Edhe gjatë verës së këtij viti emri i Rashicës u përfol për një kalim të mundshëm te Napoli.

“Nuk e di nëse Lazio ka shprehur interesim. Unë dua që çdo ndeshje të luaj më mirë dhe më pas të shohim. Sidoqoftë, është e mirë të luash sa më shumë ndeshje të mëdha në stadiume të mëdha. Kjo është ajo që e dëshirojnë të gjithë. Për mua është viti i tretë te Vitesse dhe dëshiroj të luaj sa më mirë. Pas këtij sezoni unë do të shoh se çka do të ndodhë”, ka thënë Rashica.

-Advertisement-

Reprezentuesi i Kosovës, i cili këtë sezon ka shënuar dy gola dhe një asistim, te Vitesse u transferua në verën e vitit 2015 nga Vushtrria.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera