Sport

Rashica ka një lutje për ‘Dardanët’

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 07 October 2017

Anësori i Kosovës, Milot Rashica, ka thënë pas humbjes 2:0 nga Ukraina se mos zhvillimi i ndeshjeve miqësore po ndikon në paraqitjet e skuadrës.

“Nuk është që patën raste konkrete përveç disa goditjeve, ashtu si ne. Nuk e di që ekziston ndonjë Kombëtare më pafat si ne, si Kosova, por shpresojmë që të mbyllin këto kualifikime me një ndeshje të mirë kundër Islandës”, u shpreh Rashica.

“Mos zhvillimi i ndeshjeve miqësore që të njohim edhe më mirë njëri tjetrin po ndikon shumë në paraqitjet tona. Besojmë se shumë shpejt do të ju bëjmë krenarë”, ka shtuar Rashica.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera