Sport

Rashani ia bën me dije klubit të tij: Do të shkoj të luaj për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 18 September 2020

Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Elbasan Rashani, i ka treguar klubit të tij që do të shkoj të luaj për Kosovën në ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut, shkruan Gazeta inFokus.

Rashani, që luan në kampionatin norvegjez me klubin Odds Ballklubb, po has në pengesa nga Norvegjia për grumbullim më kombëtaren për shkak të karantinimit të detyrueshëm.

Megjithatë 27 vjeçari ka thënë që klubet duhet të gjejnë një zgjidhje për lojtarët e huaj që luajn me ekipet kombëtare.

-Advertisement-

“Është ndeshja më e rëndësishme në jetën time. Unë do të jem atje, e dini?

Do të luaj më Kosovës në ndeshjen kundër Maqëdonisë së Veriut për të arritur në finale.

Ata duhet të respektojnë këtë dhe të gjejnë një zgjidhje për ne që luajmë më ekipe kombëtare” ka thënë Rashani.

Kujtojmë që për ndeshjet e shtatorit kombëtarja e Kosovës pati mungesa të mëdha pasi shumë klube evropiane nuk i lejuan lojtarët të grumbulloheshin në Prishtinë për shkak të karantinimit që shumë vende evopriane ua kanë vënë kosovarëvë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera