Lajme

Raportuesja për Kosovën në PE: Franca, Gjermania dhe Holanda ngadalësuan procesin e liberalizimit

Autori: Gazeta inFokus 19:04 | 11 July 2020

Kosova edhe më tutje vazhdon të jetë shteti i izoluar në Evropë për shkak së nuk është pjesë e zonës shengen.

Për shkak të kundërshtimit të fuqishëm të Francës, Gjermanisë dhe Holandës, qytetarët e Kosovës edhe më tutje nuk mund të udhëtojnë pa viza drejt vendeve evropiane, pavarësisht se i ka plotësuar të gjitha kriteret për procesin e liberalizimit të vizave.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka bërë të ditur se Franca, Gjermania dhe Holanda, kanë qenë forcat kryesore në PE që e kanë kundërshtuar liberalizimin e vizave.

-Advertisement-

Tutje ajo ka thënë se në takimin e së martës në mes të kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron, është diskutuar edhe çështja e liberalizimit të vizave dhe se sipas saj, kjo është një shenjë e rëndësishme.

“Është diskutuar midis kryeministrit Hoti dhe presidentit Macron në takimin e së martës bilateral që është një shenjë e rëndësishme, pasi deri më tani, Franca, Gjermania dhe Holanda kanë qenë forcat kryesore që ngadalësojnë procesin”, deklaroi Viola von Cramon për lajmi.net.

Theksojmë se edhe i dërguari special i presidenti amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i ka kërkuar BE-së që në takimin e 10 korrikut të përmbyllet çështja e liberalizimit të vizave për kosovarët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera