Lajme

Raportuesja e PE-së për Kosovë e mbështet Vjosa Osmanin: Është mirë që ka politikanë të përkushtuar

Autori: Gazeta inFokus 17:33 | 08 April 2020

Viola Von Cramon, Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën përmes një postimi në twitter e mbështet Vjosa Osmanin, Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, për deklaratat e saj të që i bëri të martën në një emision televiziv ku vazhdoi të mbroj qëndrimet e saj të cilat i tha edhe ditën kur u votua mocioni për rrëzimin e qeverisë.

Cramon ka shkruar se pajtohet me të gjitha ato që Osmani i ka thënë dhe sipas saj është mirë që në Kosovë ka politikanë të tillë të përkushtuar dhe të përgjegjshëm, shkruan gazeta inFokus.

“Vjosa Osmani ka të drejtë. Pajtohem me të gjitha ato që ka thënë. Është mirë të lexoj se ka politikanë të përkushtuar dhe të përgjegjshëm në parlamentin e Kosovës që e dinë se çfarë po bëjnë”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.

-Advertisement-

E Vjosa Osmani në Desku të KTV-së tha se do të vazhdojë të mbrojë qëndrimet e saja pa marrë parasysh se me kë duhet të përballet.

E madje ajo tha se nuk do të jetë pjesë e një qeverie jo legjitime që nuk u votua nga qytetarët./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera