Lajme

Raportuesi për Kosovën në PE, i tmerruar nga vrasja e Ivanoviqit: Dialogu e vetmja përgjigje

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 16 January 2018

Igor Soltes, Raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian thotë se është i tmerruar për vrasjen e kreut politik serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, i cili u vra në Mitrovicën veriore.

“Unë dënoj fuqishëm vrasjen e cila po hedh hije të errët në sundimin e ligjit dhe dialogun. U bëj thirrje të gjitha institucioneve relevante që të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për t’i sjellë fajtorët përpara drejtësisë. “, shprehet ai.

Soltes gjithashtu shpreh ngushëllimet e tij më të thella për familjen e viktimës. “Ky akt i tmerrshëm nuk duhet të inkurajojë hakmarrjen dhe dhunën, gjë që mund të kërcënojë sigurinë dhe stabilitetin në zonë. Përgjigja e duhur është dialogu, biseda dhe sundimi i ligjit, ” shtoi ai./

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera