Raportuesi për Kosovën në PE në mision treditor për mbledhjen e fakteve sot mban konferencë për media në Prishtinë
Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 09 December 2024
Anëtari i Parlamentit Evropian dhe Raportuesi i sapoemëruar i Përhershëm për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, do të mbajë konferencë për media
Kjo konferencë sipas njoftimit lidhet me misionin e tij tre-ditor për mbledhjen e fakteve në Kosovë.
Ajo mbahet në ora 11:00 Para Zyrës së BE-së, Prishtinë.
Terras, është emëruar në nëtor të këtij viti raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian (PE).
Parlamentin Evropian e kompletoi listën e raportuesve për vendet e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE).
Për emërimin e Terrasit në këtë post u pajtuan në grupin e PPE-së në Komisionin për politikë të jashtme.
Riho Terras është ish-ushtarak nga Estonia, i cili ka qenë deputet edhe në përbërjen paraprake të Parlamentit Evropian.
Më herët, grupet politike në PE ishin pajtuar që të ndajnë mes vete postet e raportuesve për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Pas kësaj, secili grup vendosi nga radhët e veta të emërojë një raportues për shtetin përkatës.
Grupit të PPE-së kësaj radhe i takon posti i raportuesit për Kosovën. Tradicionalisht, në 20 vjetët e fundit raportuesi për Kosovën gjithmonë nga qenë nga radhët e Grupit të të Gjelbërve. Ky grup shënoi rënie të mbështetjes në zgjedhjet e fundit për PE të mbajtura më herët gjatë këtij viti.
Nga radhët e PPE-së si raportues për Bosnje e Hercegovinë është caktuar deputeti Onderj Kolar nga Çekia.
Raportues për Serbinë në PE është caktuar të jetë deputeti socialdemokrat nga Kroacia, Tonino Picula.
Nga pushteti në Serbi ka pasur reagime të ashpra, shpesh edhe fyese, pas emërimit të këtij ish-ministri të Jashtëm të Kroacisë si raportues për këtë vend.
Për Maqedoninë e Veriut raportues do të jetë deputeti i gjelbër, Thomas Ëaitz nga Austria. Deputeti liberal nga Sllovenia, Marjan Sharec, do të jetë raportues për Malin e Zi.
Raportues për Shqipërinë do të jetë deputeti nga Austria, Andreas Shrieder.
Raportues për Ukrainën do të jetë Mikchael Gahler nga PEE, për Moldavinë Sven Mikser nga radhët e Socialistëve dhe Demokratëve, për Gjeorgjinë Rasa Jukneviçiene nga PPE, ndërsa për Turqinë Nacho Sanchez Amor nga Socialistët dhe Demokratët.
Këta raportues në pesë vjetët e ardhshme do t’i ndjekin për së afërmi zhvillimet në vendet përkatëse dhe do t’i përpilojnë raportet vjetore.
Përmes këtyre raporteve do të vlerësohet përparimi i këtyre vendeve në procesin e reformave dhe në përmbushjen e kritereve për integrim në Bashkimin Evropian. Këto raporte pastaj miratohen edhe si rezoluta të Parlamentit Evropian.
Të tjera
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...