Raportuesi gjerman për Kosovën në KE u drejtohet Qeverisë Kurti, politikanëve dhe Gjykatës Kushtetuese
Autori: Gazeta inFokus
11:10 | 05 May 2020
Raportuesi për Kosovën në Këshill të Evropës, Peter Beyer ka kërkuar nga akterët në vend përgjegjësi politike dhe respektim të sundimit të ligjit, raporton Gazeta Express.
Në një deklaratë të lëshuar për media, Beyer ka deklaruar se mbështesin Kosovën, të drejtat e njeriut e sundimin e ligjit edhe në këtë periudhë sfiduese.
“Populli i Kosovës është goditur fort nga kriza aktuale e koronavirusit, ashtu si shumë vende të tjera të botës. Simpatia ime shkon te ata që janë të prekur drejtpërdrejtë nga kriza, në aspektin shëndetësor, ekonomikisht, si dhe në vendet e goditura më së shumti nga shpërthimi i sëmundjes. Unë mirëpres në këtë drejtim shembujt e fundit të bashkëpunimit ndër-komunitar dhe ndër-kufitar dhe solidaritetin e treguar midis profesionistëve mjekësor dhe zyrtar, pavarësisht përçarjeve politike dhe etnike”, ka deklaruar ai.
Beyer ka folur edhe për krizën politike në vend, pas mocionit të mosbesimit për qeverinë Kurti, derisa ka përmendur edhe pezullimin e dekretit pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese deri më datë 29 maj.
“Në këtë gjendje dramatike, është qenësore për të ardhmen e Kosovës dhe popullit të saj që të sigurohen kontrollet e pushtetit (balancimi i pushteteve). Kjo vlen veçanërisht për një Kuvend tërësisht funksional dhe sistem të pavarur kushtetues të gjykatave”, ka thënë Beyer.
Ai ka kërkuar nga politikanët në vend dhe gjyqtarët që të veprojnë në interes të qytetarëve dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
“Unë kërkoj nga ata që kanë përgjegjësi politike në Kosovë, e edhe në gjyqësor, që të veprojnë ekskluzivisht në interesin e qytetarëve të tyre dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. I besoj çdokujt në Prishtinë që udhëzohet përmes sundimit të ligjit dhe siguron proporcionalitet në raport me të gjitha masat e nevojshme për përballjen e pandemisë aktuale dhe krizës politike, gjithmonë në pajtim me sigurimin e standardeve të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që është pjesë e sistemit ligjor vendor”, ka deklaruar ai.

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...


































