Lajme

Raportoi burrin se e shkeli urdhërin e gjykatës duke i shkuar te banesa, zbulohet se e thirri vetë

Autori: Gazeta inFokus 09:09 | 15 January 2022

Një grua nga Ferizaj, është arrestuar mbrëmë nën dyshimet për raportim të rrejshëm.

Sipas raportit të policisë, ajo e kishte njoftuar policinë se burri i saj edhe pse kishte urdhër mbrojtës nga gjykata kishte shkuar në banesën e saj.

“Gjatë hetimit të rastit është kuptuar se e dyshuara vetë e kishte ftuar bashkëshortin e saj që të vinte në banesë”, thuhet ne raportin e policisë.

-Advertisement-

Gjithashtu bëhet e ditur se ajo është dërguar në mbajtje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera