Raportohet se Patriarkut Porfirije i është ndaluar hyrja në Kosovë në pikëkalimin e Merdares
Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 13 May 2024
Siç shkruajnë mediat në Beograd, autoritetet e Kosovës sot në Merdare nuk ia kanë lejuar hyrjen Patriarkut Serb Porfirije dhe prijësve tjera të Kishës Ortodokse Serbe. Sipas njoftimit, ata po planifikonin të merrnin pjesë në hapjen ceremoniale të seancës së rregullt vjetore të Kuvendit të KOS në Patriarkanën e Pejës.
Sipas RTS’së, Patriarkana ka konfirmuar se Kuvendi i Kishës Ortodokse nuk do të fillojë nesër punimet siç ishte planifikuar, në Patriarkanën e Pejës, por peshkopët do të mblidhen në Beograd, në kishën e Shën Savës në Vraçar, ku do të fillojë liturgjia në ora nëntë.
Edhe Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq, ka bërë të ditur se Patriarkut i është ndaluar hyrja në Kosovë siç ka thënë ai “me urdhër të drejtpërdrejtë të Albin Kurtit”
“Sot, në orën 13:30, patriarkut serb ishte dashur të kalonte në vendkalimin administrativ të Merdares për të shkuar në selinë shekullore të kryepeshkopëve dhe patriarkëve serbë, por në momentin kur ishte afër kalimit, nga Prishtina ka arritur ndalesa ku thuhet se kreu i Kishës Ortodokse Serbe nuk mund të hyjë në territorin e Kosovës”, tha Petkoviq.
Në komunikatë thuhet se Zyrtari Ndërlidhës i Beogradit, në përputhje me të gjitha marrëveshjet dhe procedurat në fuqi, ka dërguar një njoftim për planet e kreut të Kishës Ortodokse Serbe për të marrë pjesë në ditën e parë të Kuvendit të Kishës Ortodokse Serbe në Patriarkanën e Pejës.
Të tjera
-
Tomë Gashi – Korenicës të VV-së: Mirë ish kanë edhe ti të mbulohesh pakëz
Deputeti i VV-së, Visar Korenica, sot në seancën plenare ka ngritur si shqetë...
-
Tri aksidente sonte vetëm në Prishtinë, nuk dihet a ka të lënduar
Tri aksidente u raportuan në Prishtinë mbrëmjen e sontme. Njëri prej tyre ...
-
Hamza: Do ta jap maksimumin që PDK të ketë rol kryesor për krijimin e Qeverisë – për koalicion preferojmë partitë në opozitë
Kandidati për kryeministër i PDK’së, Bedri Hamza i është përgjigjur pyetjes s...
-
Osmani flet nga New Yorku: Mora konfirmim të fuqishëm nga presidenti Biden se do të jetë përkrah Kosovës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka folur për rëndësinë e koordinimit dhe b...
-
Kurti takohen me Nënsekretarin e UNDP-së, i tregon për projektet zhvillimore në veri
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me nënsekretarin e Përgjiths...
-
Parashikimi i motit për të premten
Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era...
-
“Me 9 shkurt e sheh a kena keqkuptu a jo”, Tomë Gashi debaton me Zana Avdiun e Blerim Latifin për sjelljen e qeverisë me aleatët
Blerim Latifi, profesor universitar ka thënë se problem i Kosovës tashmë ësht...
-
“Shqetësuese, kryeministri nuk hyn në Shtëpinë e Bardhë, e ka të ndalume”, Latifi i drejtohet deputetit të Vetëvendosjes
“Ku na çon përplasja me Amerikën”, është tema që të enjten po diskutohet në “...
-
Hamza për deklaratën e Hovenier: Për keqardhje që hisedarët më të mëdhenj të Kosovës i kemi sjell në situatë të tillë
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka komentuar dekl...
-
“Ka ambasadorë qe s’i njeh as lagjja e vetë edhe gjyshi jem ka thanë me i rujt trojet tona”
Avokati Tomë Gashi tha se gjuhën që e ka përdorë ish-ambasadorja Jacobson dhe...
-
Hamza: Për Kosovën të gjithë me u bo bashkë nuk jemi boll, Serbia e Vuçiqi janë problemi
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se në tema naciona...
-
“Një letër që ka qenë kërcënuese”, Kusari-Lila flet për bisedën me Milan Radoiçiqin
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, është pyetu...