Lajme

Raportohet se ka dhënë dorëheqje nënkryetarja e LDK’së Shqipe Mjekiqi

Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 14 March 2023

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi, ka dhënë dorëheqje. Kështu kanë raportuar disa media.

Ajo ka dhënë dorëheqje edhe nga pozita e anëtares së kryesisë së LDK’së.

Arsyeja e dorëheqjes nuk është bërë e ditur.

-Advertisement-

Mjekiqi në mars të vitit 2021 u bë pjesë e LDK’së, për çka njoftoi Lumir Abdixhiku.

“Shqipe Mjekiqi, e doktoruar në fushën e shkencave politike në Trinity College në Dublin, nga sot do të jetë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, kishte shkruar Abdixhiku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera