Lajme

Raportohet se është arritur marrëveshja e parë në bisedimet Rusi – Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 19:08 | 03 March 2022

Pas bisedimeve të paqes midis zyrtarëve rusë dhe ukrainas, të dy palët kanë rënë dakord të ofrojnë korridore humanitare për evakuimin e civilëve.

Një zyrtar ukrainas tha se marrëveshja përfshinte një armëpushim të mundshëm të përkohshëm gjatë evakuimeve, raporton Sky News, transmeton lajmi.net.

Pala ukrainase tha se nuk mori rezultatet që donte – pasi kishte hyrë në bisedime duke shpresuar për një armëpushim të plotë dhe tërheqje ruse – por kjo mund të sinjalizojë një hap pozitiv.

-Advertisement-

Zyrtarët kanë rënë dakord të mbajnë së shpejti një raund të tretë bisedimesh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera