Lajme

Raportohet për falsifikim të parave në Prishtinë e Fushë Kosovë – të hollat sekuestrohen si dëshmi për hetime

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 28 February 2024

Dy raste të falsifikimit të parasë janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit.

Sipas njoftimit, njëri rast ka ndodhur në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë.Policia ka bërë të ditur se në kryeqytet, një person ka raportuar se ne institucionin ku ai punon është deponuar një shumë e të hollave që dyshohet të jenë të falsifikuara.

“Prishtinë 27.02.2024, 10:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në institucionin ku ai punon është deponuar një shumë e të hollave, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Të hollat janë sekuestruar si dëshmi për hetime të mëtutjeshme”, thuhet në raportin policor.

-Advertisement-

Edhe në Fushë Kosovë ka ndodhur rast i ngjashëm dhe të hollat janë sekuestruar.

“Fushë Kosovë 27.01-23.02.2024. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në institucionin ku ai punon është deponuar një shumë e të hollave, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Të hollat janë sekuestruar si dëshmi për hetime të mëtutjeshme”, thuhet tutje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera