Lajme

Raporto parregullsitë në këtë numër

Autori: Gazeta inFokus 07:35 | 11 June 2017

Voto dhe Vëzhgo’ për mbrojtje të votës, kjo është thirrja që i bëhet sot qytetarëve nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), në bashkëpunim me Institutin Columbus.

Fushata i mundëson qytetarëve të dërgojnë sms nëse ka parregullsi në numrin 500 88.

Qytetarët do të kenë mundësi të dërgojnë sms falas dhe do të jenë anonym, shkruan arbresh.info.

-Advertisement-

Disa nga rekomandimet se për cfarë parregullësish bëhet fjalë janë fotografimi i votës, votimi familjar, votimi nga personat e vdekur.

Ata mund të dërgojnë sms edhe nëse gjithcka është në rregull.

Në dispozicion janë 25 operatorë ku do të klasifikohen mesazhet në kohë reale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera