Lajme

Raportimi për rezervat shtetërore, pa praninë e mediave

Autori: Gazeta inFokus 12:36 | 10 May 2022

Ministrja e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari është duke raportuar në Komisionin për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës lidhur me gjendjen e administrimit të rezervave shtetërore të mallrave.

Raportimi i ministres po bëhet pa praninë e mediave.

Mielli dhe prodhimet e miellit, ilaçet, produktet higjienike, si dhe nafta, janë produktet kryesore që përbëjnë rezervat shtetërore të Kosovës.

-Advertisement-

Ekspertët thonë se ato mund të përdoren në rast të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme si pasojë e katastrofave natyrore, luftërave apo edhe krizave në furnizim.

Pas këtij raportimi, në Komisionin për Ekonomi për pritet të shqyrtohet raporti vjetor i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për vitin 2021./kp

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera