Lajme

Raportimet për një trup të pajetë në Prishtinë, Policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 19:28 | 05 Mars 2024

Pak më parë në media u raportuar për një trup të pajetë në lagjen Dardania në Prishtinës, shkruan Gazeta Infokus.

E në lidhje me këtë Policia e Kosovës ka dhënë detaje për Infokus duke treguar se ai lajm nuk është i vërtetë.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti tha për Infokus se në rrugën, “Ilaz Kodra” në lagjen “Dardania” në Prishtinë, janë duke u realizuar disa xhirime.

-Advertisement-

Kështu, bëhet e ditur se rasti i raportuar më parë nuk ka të bëjë me ngjarje të vërtetë, por kemi të bëjmë me një skenë filmike.

“Është një inskenim për një film, skenari i të cilit është aprovuar nga menaxhmenti i Policisë së Kosovës. Xhirimet po bëhen në rrugën Ilaz Kodra në Prishtinë”, tha Ahmeti për Infokus./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy